Vr.itet me armë 34 vjeçari shqiptar, trupi i tij gjendet në kanal

Shpërndaje

Një vr*asje ka ndodhur këtë pasdite në një fshat të Mirditës në rrethana ende të paqarta. Policia ka njoftuar se një 34 vjeçar është vr*arë me ar*më zjarri, por ende pa dhënë asnjë detaj sesi ka ndodhur ekze*kutimi. Ndërkohë është mësuar identiteti i vik*timës, i quajtur Eri Zefi, banues në Kurbin. Trupi i tij është gjetur në një kanal.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan – Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vr*arë me ar*më zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.