Zaev: Është herët për koalicion parazgjedhor, debati pas nëntorit

Shpërndaje

Kryeministri dhe lideri i LDSM-së, Zoran Zaev sot deklaroi se debatin për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të shpallura për më 12 prill të vitit të ardhshëm nuk do ta fillojnë para fundit të muajit të ardhshëm.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se nëse ai ka biseduar tashmë me partnerët e tij aktual të koalicionit dhe nëse ju ka propozuar koalicion parazgjedhor, Zaev theksoi se është akoma herët duke e pasur parasysh se deri në fushatë dhe zgjedhje ka edhe pesë në fakt gjashtë muaj dhe ky qëndrim do të njihej me siguri në fund të shkurtit ose fillim të marsit.

“Nuk kemi folur. Për zgjedhjet presidenciale është një vendqëndrim dhe është normale kur ka vetëm një kandidat ose më shumë kandidatë të grupohen partitë politike. Ne as nuk e kemi hapur këtë debat dhe nuk e kemi ndërmend ta hapim deri në fund të nëntorit. Larg janë zgjedhjet, për më pak se gjashtë muaj, deri në fushatë janë edhe pesë muaj. Me siguri kjo do të ndodhë deri në fund të shkurtit dhe fillim të marsit kur do t’i marrim vendqëndrimet tona, kështu që është shumë herët të flasim për këtë”, deklaroi Zaev, pas fillimit të fushatës për promovimin e arsimit profesional dhe zanateve në SHM “Zdravko Cvetkovski” në Shkup.

Në takimin e liderëve që u mbajt të dielën me iniciativë të presidentit Stevo Pendarovski u dakorduam që më 12 prill të vitit të ardhshëm të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi shteti nuk mori datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.