Zaev ngushëllon veten dhe popullin: Nga kjo rrugë do të dalim më të fortë (Video)

Shpërndaje

Kryeministri i vendit Zoran Zaev mbrëmë pasi kuptoi që përfundimisht nuk ka datë për Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në, vendosi të ngushëllojë veten dhe popullin përmes një video-deklarate në FB, njofton Zhurnal.

Siç thotë Zaev në këtë video, askush nuk mund të na i marë reformat dhe ndryshimet që kemi arritur, dhe nga kjo situatë, Maqedonia do të dalë më e fuqishme.

Zaev thekson që askush nuk mund të na ndalojë për të vazhduar rrugën drejt së cilës fuqishëm përparojmë. Zaev ngushëllon veten me anëtarësimin e vendit në NATO dhe sipas tij, Ballkani ka ndryshuar dhe po bëhet burim i stabilitetit.

Në vijim keni dhe fjalimin e plotë të Zaev:

“Askush nuk guxon të na i marë reformat dhe ndryshimet që së bashku kemi arritur, e nga kjo paqartësi do të dalim vetëm më të fortë dhe më me përvojë. Askush nuk mund të na ndalë të vazhdojmë në rrugën drejt së cilës fuqishëm përparojmë – rruga e rritjes së apgave, rruga e luftës kundër korrupsionit, varfërisë dhe ndotjes së ajrit, rrugës së mbrojtjes sociale për të varfërit, rrugën e ndërtimit të institucioneve në shërbim të secilit qytetar. Të nderuar qytetarë, po bëhemi anëtare e NATO-s, që ishte qëllim strategjik që nga pavarësia e gjer më sot. Është e qartë se Ballkani ka ndryshuar dhe po bëhet burim i stabilitetit. BE shumë mirë e di këtë dhe duhet ta pranojë se Ballkani është europian. Ngelemi të përkushtuar dhe me punë dëshmojmë se ku e kemi vendin”, tha Zaev.