Zaev-Pompeo: Mbështetje e fuqishme nga SHBA-ja për anëtarësim në NATO dhe për fillimin e negociatave (Video)

Shpërndaje

Projeksioni për zhvillim të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së si partnerë strategjikë, me theks të veçantë në potencialin për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe për thithjen e investimeve të reja amerikane në vend, ishin temë dominuese në takimin bilateral të kryeministrit Zoran Zaev me sekretarin shtetëror amerikan Majk Pompeo.

Në përbërjen e delegacionit të vendit tonë në takim ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Rëndësi të veçantë gjatë bisedës dedikuar bashkëpunimit të suksesshëm dhe partneritetit në lëmin e mbrojtjes, veçanërisht mes ARMV-së me Gardën Nacionale në Vermont, si dhe në kuadër të misioneve ushtarake ISAF dhe ‘Mbështetja vendimtare’ në Afganistan”, bëhet e ditur në kumtesë.

Në takimin mes delegacionit qeveritar dhe sekretarit shtetëror të SHBA-së dhe shoqërimit të tij, ishte theksuar se mbetet mbështetja e fuqishme dhe e vazhdueshme amerikane për finalizimin e procedurës për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO dhe për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE.

Siç theksohet në kumtesë, në takim ishte biseduar edhe për çështje të cilat kanë të bëjnë me stabilizimin dhe prosperitetin e rajonit me Uashingtonin si promotor kryesor i politikës së zgjerimit të Aleancës me shtetet e Kartës së Adriatikut.

Para bisedave bilaterale, Zaevi dhe Pompeo kishin tet-a-tet takim. Pompeo në kuadër të vizitës së tij njëditore në vendin tonë, paraprakisht u takua edhe me presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.