Zendeli: Porosia nga Timonie ishte “JO reforma në letër, por në praktikë”

Shpërndaje

Ambasadori i Francës, Kristijan Timonie, edhe një herë e përsëriti qartë qëndrimin e Francës se vendit nuk i mjaftojnë reformat në letër, por në praktikë.

Ky mesazh dëshmon qartë se edhe pushteti aktual si ai paraprak, janë përpjekur të mashtrojnë BE-në vetëm duke sjellë ligje, por jo edhe duke i zbatuar ato.

Porosia e ambasadorit z. Timonie, thotë se pa u luftuar krimi dhe pa u larguar kriminelët nga pushteti, vendi nuk do mund të bëjë asnjë hap para në rrugën eurointegruese.

Ky po ashtu është një lajm i mirë se krimit dhe kriminelëve të maskuar me pushtet po u vjen fundi.

Këtë më së miri mund ta zbatoj Lëvizja BESA e cila është parti e vetme që deri më tani është konzistente në qëndrimet e saj.

Koha po vjen!

Shkruan deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli