Zgjedhjet e parakohshme/ Zaev: Unë do të jem kandidat për kryeministër

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se ai do të udhëheqë fushatën dhe do të jetë kandidat për kryeministër.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ai tha se vendimin përfundimtar për këtë duhet të marrin organet e partisë dhe koalicionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do t’i përkushtohem partisë që t’u ofrohem edhe një herë qytetarëve. Do të kërkoj mandat të ri”, theksoi Zaev duke paralajmëruar se partia e tij do të ketë ekip të modernizuar dhe program.

I pyetur nëse Oliver Spasovski do të jetë kryeministër teknik deri në zgjedhje, Zaev tha se kjo do të dihet në fund të dhjetorit.