Ziadin Sela: Askujt mos ti shkoj ndërmend të trokas në derën e Aleancës, ligji për gjuhët nuk kthehet mbrapa

Shpërndaje

Ziadin Sela i ftuar në Rruga Drejt me Arta Tahirin në Alsat-M, Ziadin Sela përball analistëve kanë debatuar rreth aktualiteteve politike në vend dhe rajon, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Lideri i opozitës Shqiptare i ASH-së, Ziadin Sela duke folur rreth ligjit për gjuhët dhe rekomandimet e Komisionit te Venecias.

Sela tha se Ligji për gjuhët për Aleancën është punë e mbyllur dhe as mos ti shkoj mendja dikujt të trokasë në derën e Aleancës me ofertë për ligjin për gjuhët sepse ai ligj nuk kthehet mbrapa, vetëm duhet të përmirësohet ende por nuk kthehemi mbrapa për të hapur çështje që njëherë e kemi negociuar dhe kemi arrit një pajtim.

Ligji u dërgua në Komisionin e Venecias për dy çështje, për çështjen e bankënotave dhe uniformave, kjo tani që ndodhë është lojë e BDI dhe LSDM bashkë me VMRO.