Ziadin Sela: Në qeverinë tonë, nuk do të na trajtojnë më si 30%!

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela është duke debatuar për zhvillimet politike në emisionin ‘Rruga Drejt’ në Alsat M.

Ai mes tjerash theksoi: ‘Bashkimi Demokratik për Integrim, gjithçka e shef si zgjidhje tek Marrëveshja e Ohrit. Ndërsa ne kërkojmë ndryshime, ashtu siç thotë edhe Marrëveshja e Ohrit, që Kushtetuta vazhdimisht është e ndryshueshme. Nuk mundet më, të na trajtojnë si pakicë prej 30%, gjë që është në kundërshtim me të drejtat evropiane të komuniteteve.’

Gjithashtu Ziadin Sela, në emision theksoi edhe: ‘Ligji për gjuhët është çuar në komision të Venecias për dy çështje, uniformat dhe monedhat. Karamiçeva e cila, është dërguar në këtë komision nga qeveria BDI dhe VMRO. Komisioni i Venecias, nuk tregoi fare, se si në vende të tjera se si është e rregulluar kjo çështje.’ – duke përmendur edhe shtete të ndryshme evropiane, që kanë të rregulluar çështjen e gjuhëve të ndryshme në mënyrë racionale.