Ziadin Sela: Nuk morrëm datë sepse ky pushtet me “gojën plot” drejtësi amnestoi gjithë kriminelët e regjimit kaluar

Shpërndaje

I ftuar në Rruga Drejt me Arta Tahirin në Alsat-M, Ziadin Sela përball analistëve kanë debatuar rreth aktualiteteve politike në vend dhe rajon, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Lideri i opozitës Shqiptare të ASH-së, Ziadin Sela duke folur rreth mos marrjes së datës nga ana e Bashkimit Evropian, Sela ka thëne: Un kam deklaruar se mos marrja e datës është një realitet që ne përditë e shohim, e prekim dhe e ndjejmë, ja disa shembuj, ne mund të kemi shkollë shqipe në Haraçinë por nëse shkon pak më andej në Idrizovë nuk mundesh të mësosh në gjuhën amtare.

Sela më tej tha se kjo qeveri erdhi me premtimin për sjellje të drejtësisë dhe reforma në gjyqësor, por çka ndodhë realisht, politika për çdo ditë ka bërë pazare me krimin në kurriz të drejtësisë.

Prandaj un po them se kjo qeveri ka dështuar dhe prandaj them se faji është tek pushteti për mos marrjen e datës për fillim të bisedimeve për anëtarësim.