Ziadin Sela sonte në Prishtinë për ta përkrahur Albin Kurtin

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela do të marrë pjesë sonte në tubimin përmbyllës të Vetëvendosjes në Prishtinë.

Sela ditë më parë i ka dhënë përkrahje Kurtit edhe përmes një letre publike, duke treguar se tashmë është koha për ndryshime në Kosovë, por edhe më gjërë.

Siç mëson in7, kreu i Aleancës ka qënë i ftuar nga Albin Kurti për pjesëmarrje në tubimin përmbyllës, ndërsa përveç Ziadin Selës, ftesa janë dërguar edhe tek Afrim Gashi i Alternativës dhe Bilall Kasami i Lëvizjes Besa. Deri tani nuk kemi informacione nëse këta të dy do të marrin pjesë në tubimin e sotëm.

Edhe Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore për President, mori pjesë direkt në dy nga tubimet e kandidatit për President të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka.

Tubimi përmbyllës i Vetëvendosjes do të mbahet në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, ndërsa do të fillojë prej orës 20.