Ziadin Sela takoi zyrtarin e lartë të BE z. Xhulian Vassalo

Shpërndaje

Kryetari i i Aleancës për Shqiptarët sot në zyrat e BE ka takuar Zëvendës Kryetarrin e Delagacionit të BE për Maqedoninë e Veriut Shkëlqesinë e tij Xhulian Vassalo.

Në këtë takim Kryetari i ASH Ziadin Sela, ka informuar z. Vassallo për aktualitete politike që kanë të bëjnë me proceset eurointegruese.

Kryetari Sela ka paraqitur vërejtjet e tija dhe të ASH në lidhje me mos përmbushjen e reformave ne shumë fusha sidomos ato të drejtësisë, megjithate ka vlerësuar se marrja e datës për fillimin e negociatave me BE- do ti ndihmonte edhe më shumë vendit për ti kryer reformat e duhura se bashku me asistencën e BE dhe kjo e fundit është shpresa e vetme që Maqedoninë e Veriut mund ta ec përpara, duke ju siguruar qytetarëve të saj stabilitet politik, shtet të së drejtës, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, ka përfunduar Ziadin Sela.