Ahmeti-Osmanit: Mos e djeg veten për ta mbrojtur “Monstrën”

Shpërndaje

“Mos e djeg veten për ta mbrojtur ‘Monstrën”. Të pash dje dhe më erdhi keq. Ti nuk je aq në funksion të lartë në Qeveri, iki përgjegjësisë dhe mos u përball”. Kjo SMS porosi u dëgjua në seancën e sotme për Monstrën, që kreu i BDI-së Ali Ahmeti ia dërgon bashkëpartiakut të tij Bujar Osmanit, raporton SHENJA. Më tej dëgjohet edhe se si Ahmeti flet me zëvendës ministrin e atëhershëm të Policisë Xhelal Bajrami. “Ministër, është lajmëruar dje Haki Haziri tek numri i telefonit që ka folur edhe më herët. Ka folur rreth një minutë me babain e tij. I ka thënë se është mirë me shëndet, por nuk ka ditur ta tregoj lokacionin e vendndodhjes së tij dhe i ka thënë se do të lirohet këto ditë”.
Rasti “Monstra” është në fazë të provave dhe po lexohen 133 000 SMS porositë dhe traskriptet e propozuara nga prokuroria si prova shtesë.
Emine Ismaili /SHENJA