Aksident i rëndë, një grua e vd.ekur, tre të lënduar në rrugën Gostivar – Kërçovë (Video)

Shpërndaje

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 09:00

Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçove, tek ura në fshatin Novosellë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe informacionet e para jozyrtare flasin se si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë një grua, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gostivarit. Aksidenti i sotëm vjen një ditë pas atij të ndodhur në rrugën Hanet e Mavrovës – Dibër, ku gjithashtu u regjistruan viktima në njerëz./Tv Globi/