Albin Kurti flet për aderimet e reja në Lëvizjen Vetëvendosje

Shpërndaje

Kujtim dhe Meri Berisha, dy bashkëshortët, dhe stilistët me përvojë profesionale në botën e modës, iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i kësaj partie Albin Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se Kosova duhet të ofrojë më shumë mundësi për talentet, krijuesit dhe firmat vendore, në industrinë e tekstilit dhe modës.

“Kujta dhe Meri dëshirojnë të kontribuojnë në shoqërinë tonë dhe komunitetin e dizajnit në Kosovë”, shkruan ai.