Alimi thumbon Durakun: Mos e vet se të kallxon vetë

Shpërndaje

Shkruan: Dervish Alimi

Ministri i përhershëm i BDI, z. Sadulla Duraku, tash në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Re për sistem politik dhe marrëdhenie ndërmjet komuniteteve, që e trashëgoi dhe zëvendësoi Sekretatiatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, në rolin e pushtetarit të paraditës dhe opozitarit të pasdites, i ofendon administratorët e pranuar nëpërmjet të po këtij sekretaritati dhe i cilëson se janë të paaftë profesionalisht dhe nuk dijnë të plotësojnë as edhe një kërkesë e lëre më dicka tjetër.

Me këtë direkt e akuzon zv. Kryeministrin/at e mëparshëm për përzgjedhjen e dobët të kuadrove të rekrutuar nga Këshillat Vendorë të BDI-së, dhe indirekt e akuzon edhe Partinë të cilën e përfaqëson, sikur të mos ishte pjesëtar i saj?!

S’do mend që e ka seriozisht, sepse ky është shembëlltyra e profesionalizimit dhe kuadri më i mirë i BDI, për vetë faktin që ështe ministër në cdo mandat të deritashëm!
Nuk ka asnjë dyshim se ai nuk ka gisht dhe s’ka asnjë faj për pasojat e shkaktuara nga përzgjedhja “joadekuate” e administratorëve, që supozohet se duhet ta përfaqësojnë në mënyrë “adekuate” qytetarin që i përket popullësisë që është mbi 20% dhe që flet gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.

Prandaj, ai me plot të drejtë e gjykon joprofesionilizmin e kuadrove të administratës së BDI, por e harron faktin se edhe Biografia jetësore e tij nuk është për ta pasur lakmi-përplot me të dhëna për përgatitjen e tij superiore shkollore, për diplomat e tij të bollshme dhe për arritjet e tij shkencore dhe profesionale.

Pikërisht ai është sinonimi i joprofesionalizmit të shqiptarëve, si antipod i shefit të BDI-së në Strugë, z. Ramiz Merko, i cili i mbulon me “shkathtësi (me diploma nga Universiteti ndërkombëtar i Strugës) të gjitha boshllëqet profesionale të kuadrove të BDI-së, që nga administatorët e pranuar me shkollim të mesëm por me libreza te ‘merituara” partiake, deri te kuadrot e Shkollës së Lartë Politike të BDI=së, e cila tashmë ka prodhuar kuadro të bollshëm profesionalë që shërbejnë kryesisht si Megafona të BDI-së nëpër emisionet kinse të paravarura televizive, por që paraprakisht janë frymëzuar në Selinë qendrore të Partisë nga lideri i tyre shpirtëror z. Ali Ahmeti.

Prandaj edhe na shkojnë punët aq mirë edhe në qeveri, ku falë mos/përgatitjes profesionale të Ministrave të BDI, në qeveri kemi që moti edhe Zv. kryeministra specialë, të angazhuar të mbulojnë resoret tradicionalisht të ‘kequdhëhequr’ nga kuadro shqiptare te BDI-së.

Prandaj ministrave që mbulojnë resoret e ekonomisë, p.sh. u ndahet buxhet prej 0.45%, sepse aq e kanë edhe kapacitetin e fushëveprimit, përderisa zv. kryeministrat maqedonas menaxhojnë realisht me politikat ekonomike dhe financiare.

Ata të gjithë janë të kualifikuar të menaxhojnë me thërrimat që ua ndajnë shefat e tyre, dhe këta profezionalizmin e tyre e dëshmojnë jashtë ministrive-me parat e harxhuara nëpër kafene në emër të reprezentacionit, me shokët e partisë, dhe të tjerat i kanë për t’i harxhuar për blerje të votave ne kohën e zgjedhjeve…!