Ana tjetër e medaljes

Shpërndaje

Shkruan: Prof Arbër Çeliku

Për dëmet e Luf*tës së Dytë Botërore, Gjermania për 50 vjet me radhë i ka paguar Izraelit 50 miliardë dollarë dëmshpërblim në vit dhe, përveç kërkimfaljes, gjermanët ende jetojnë me fajin e gjen*ocidit të atëhershëm… As Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene, e cila ka bërë mas*akra të papara ndaj popullatës së këtyre trevave, as Jugosllavia me mas*akrat e saj të gjithanshme: nacionale, arsimore, kulturore, sportive kundër shqiptarëve dhe 2 projektet e dëbimit masiv të shqiptarëve për në Turqi (në vitet 60-ta) dhe në vendet e Perëndimit (nga vitet 70-ta e deri më sot) dhe as Serbia fashiste me gjen*ocidin e saj në Kosovë (sidomos gjatë luf*tës të v. 1999), le që nuk u detyruan të paguajnë për dëmet e tyre shekullore ndaj shqiptarëve, por as nuk u tha kush të kërkojnë falje, kurse fajin përpiqen të na e hedhin neve edhe ndërkombëtarisht…

Unë kam qenë një zë mjaft kritik për strukturat politike të dala nga luf*tërat, por sot me gjithë qenien time i mbroj ata. Proceset e Gjykatës Speciale nuk mund të dëshmojnë në asnjë mënyrë legjitimitet, nëse nuk do të ndëshkohet Serbia si shtet, t’i paguajë dëmshpërblim Kosovës dhe të na kërkojë falje neve shqiptarëve si popull…

Ndërsa, strukturat e tanishme politike të dala nga luf*tërat çlirimtare, duhet të marrin guximin dhe t’i kërkojnë falje vetëm popullit shqiptar për përfshirjen e individëve në radhët e tyre, të cilët e vodhën dhe varfëruan popullin, ngritën strukturat klientaliste, e partizuan shoqërinë shqiptare, sistemin e së drejtës, shëndetësinë, arsimin, kulturën, mbollën diferencimin dhe urrejtjen ndër ne dhe e dëbuan rininë shqiptare në mërgim…