ASH: “Ballancieri” i Qeverisë së RMV në vend ta mbrojë përfaqësimin e shqiptarëve, ai i diskriminon ato!

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët sot nëpërjmet të të departamentit për Informim dhe Kryetarit të tij Shefik Durakut, ka reaguar me nje konferencë shtypi për një shpallje publike me crast ka nënvizuar se si metotdologjia e e njohur “Balancer” nuk implementohet për të rritur përfaqësimin e shqiptarëve nëpër institucione por I njejti keqpërdoret për tu punësuar punonjë maqedonas;

Ja reagimi i I plotë :

“Sot jemi këtu për të shpalos një dokumend të rëndësishëm. Në fakt bëhet fjalë për nje vendim për përzgjedhje të kanditatëve të shpalljes publike me numër 189 /2019 për punësim të nënpunësve stetëror në Spitalin e Specializuar të pediatërisë 13 Nëntori në Shkup.

Ajo që duam të denoncojmë sot dhe që dokumentohet nëpërmjet këtij dokumenti është se në vendet e parapa sipas metodoligjisë së njohur “Balancer”, dy vendet kanë qenë të parapara për punësimin e një shqiptari dhe një romi. Në këtë vendim si rom është punësuar Vllatko Kamcinovski dhe si shqiptar është punësuar Tomislav Jankulovski. Deri tani skemi degjuar një emër shqiptar si Tomislav Jankulovski.

Këtë rast është përgjegjësia e Qeverisë dhe e Ministrisë për Administratë Publike e cila manipulon me metodologjinë e njohur Balancer e cila është krijuar për të ruajtur përfaqësimin e shqiptarëve në administratë dhe kjo është një dëshmi se po bëhet një manipulim me vendet e punës të cilat janë të parapa që të punësohen shqiptar dhe punëtor të përkatsive tjera , ne fakt kjo shrytëzohet për tu punësuar maqedonas.

Sot, jemi këtu për të zbardhur problemin e të ashtuquajturit “Balancer” që është sjellë nga viti 2016 dhe është nënshkruar si metodologji nga ana e Zv Kryministrit të atëhershëm Musa Xhaferi. Ministres për shoqëri inormative dhe administratë. Kjo metodologji realisht është krijuar si mekanizëm që në praktikë e pamundëson përqindjen e përfaqësimit adekuat të shqiptarëve që është 25 % në cdo institucion. Pra ky instrument që aplikohet në cdo shpallje për punësim në administratën publike është problem kryesor që nuk lejon rritjen e numrit shqiptar në administratë. Dëshmia që kemi prezentuar sot është një argument që do të demantojë cdo përfaqësues qoft politik të pushtetit që do të dal në opinion dhe do të prezentoj nje shifër të përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike kjo dëshmi atë numër e bën irrelevant dhe të pabesueshem.

Po japim nje shembull për ta ilustruar më thjeshtë cëshjten e “balancerit” statistikisht rritet numri I shqiptarëve në administratë ndërsanë vend të shqiptarëve punësohen maqedonas. Ne si Alaeance propozojmë që në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahet më 12 Prill që këtë cëshjte në përbërjen e ardhme të Parlamentit të inicojmë ndryshimin e Ligjit për nënpunës shtetëror dhe këtë metodologjinë e balanserit ta heqim përfundimisht. Sepse qeverisja VMRO-BD këtë metodologji e ka krijuar për të ruajtur status squon apo për te ruajtur diskrimin e shqiptarëve në institucione shtetërore”.