Bela për Buzhalën: Urime Maqedoni. Tash e ke edhe një Llatas!

Shpërndaje

Shkruan: Valon Bela

Edhe kjo na gjeti. Paska me ardh Berat Buzhala në Maqedoni. Pasi që na shau e fyejti rëndë fenë, tash edhe lekët paska me ardh me naj marrë.

Ky që kur shkon në Israel me u përul e me qa para murit hebraik, harron se po këta muslimanë të kësaj ane i shpëtuan ata gjatë Luftës së II-të Botërore. Edhe sikur të mos e kishte ditur këtë fakt, e ka të shkruar fort mirë tek Muzeu i Holokaustit në Jerusalem.

Sdq, e di edhe ai por pak rëndësi ka kjo. Sepse nuk ka rrezik nga ata që shpërthejnë me vrerë. Tash rreziku shfaqet në rrafshin politik. Ndërhyrjet në vendimmarrjen e popullit përmes “krijimit” të mendimit publik. Këtu Berati është i fortë, i dëshmuar.

Prandaj po e quaj rrezik. Sepse, ndikimi i tij varet kush sa lekë gjuan, anej edhe formohet “e drejta”, dhe “i drejti” (politikan).

Urime Maqedoni. Tash e ke edhe një Llatas !! Zoti im, m’i ruaj besimtarët e drejtë…