“Bomba” të reja nga El Cheka / Biseda mes Musa Xhaferit dhe Sasho Mijallkovit

Shpërndaje

Sheqerim Ahmedi i njohur si El Cheka (Cheka) nga Kërçova e që momentalisht jeton në SHBA, u bë i njohur pas publikimit të materialeve të përgjuara, që tek ne njihen si “bomba”, përcjell in7.

Çeka Ahmedi publikoi biseda telefonike mes krerëve të BDI-së si dhe mes tyre dhe partnerëve të koalicionit të atëhershëm qeveritar të kryesuar nga VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit.

Si pasojë edhe ketyre publikimeve filluan edhe protestat në Tetovë e Shkup, duke kërkuar drejtësi për rastet e montuara politike, e sidomos për Grupin e Kumanovës.

Edhe sot, pas protestës në Shkup, Sheqerim Çeka Ahmedi ka filluar të publikojë biseda të reja të padëgjuara më parë. Në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Çeka ka nisur publikimin ‘live’ të disa bisedave telefonike, ku dëgjohet komunikimi mes Musa Xhaferit të BDI-së dhe ish – shefit të Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov, përcjell in7.

Në biseda dëgjohet se si partnerët merren vesh për disa lista personash, që dyshohet se janë lista punësimesh dhe për disa çeshtje që kanë të bëjnë me zonat turistike dhe industriale. Në këtë temë, Xhaferi i sqaron Mijallkovit se ndonjë kërkesë e tyre ka të bëjë me partnerin e tyre, një biznesmen të cilit ia kanë kryer një shërbim dhe se nuk ka diçka tendencioze apo të fshehur.

Në një bisedë tjetër, Musa Xhaferit i lajmërohet një person me emrin Nikolla, i cili e njofton se “amerikanët” kanë kërkuar prej qeverisë, që ta përkrahin ndërhyrjen e tyre në Siri dhe se dënojnë përdorimin e armëve kimike.

Në një bisedë tjetër, mes Sasho Mijallkovit dhe Gordana Jankullovskës, kji e fundit vazhdon ti ofendojë shqiptarët, ndërsa flasin për Xhelal Bajramin, ish-ministër dhe zv.ministër e tani prokuror. Për Bajramin, edhe Mijallkovi edhe Jankullovska dakordohen se është i tip dëgjueshëm.

Materialet jane duke u publikuar në rrjetin sociale Facebook, në profilin personal të El Cheka – s.

Kliko KËTU për të dëgjuar Bombat: VIDEO