Cili është testamenti “ëngjëllor” i Alfred Nobelit për të fituar çmimi Nobel në letërsi? A ka të drejtë Nobeli apo Mehmet Kraja?

Shpërndaje

Shkruan: Ilir Muharremi

Çmimi Nobel për letërsi është çmimi më i lartë që i jepet një shkrimtari. Është çmim që duhet vlerësuar. Është diçka që e bën të ndjehet mirë shkrimtarin, por nuk mund ta bën të ndjehet fitues sepse përballë veprave dhe temave ai nuk është fitues, ai është vetëm krijues. Peter Handke e deklaroi se ai nuk është fitues pranë natyrës. Është shumë evërtetë kjo. Duhet të shtrohet pyetja se cili është testamenti i lënë nga Alfred Nobeli në përputhje me veprën letrare? Ai shpiku dinamitin? Ndërsa, në medalje të AkademisëSuedeze paraqet një djalë të ri që rri ulur nën një dru dafine, që i dëgjon dhe shkruan këngën e Muzës. Në medalje shkruan:krijimet përmirësojnë jetën që është e zbukuruar përmes artit. Këto janë vargje nga Eneida e Virgjilit, kënga VI, vargu 663. Testamenti na del në zanafillë të shpikjes së shkatërrimit dhe agresivitetit. “Unë mund ta fal Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t’i kishte shkuar në mendje për të shpikur Çmimin Nobel”, ka shënuar shkrimtari George Bernard Shaë i cili refuzoi të pranojë paratë për Çmimin Nobel që kishte fituar.

Për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme në vitin 1901, ndërsa i fundit në vitin 2019 Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi shkrimtari Peter Handke. Shkrimtari i parë shqiptar që u emërua për këtë çmim ishte poeti kombëtar Gjergj Fishta, ndërsa në vitet ’90 disa herë u emërua prozatori i shquar Ismail Kadare, por fatkeqësisht ai ende nuk është laureuar me këtë Çmim.

Shkencëtari suedez Alfred Nobel, në testamentin e tij të vitit 1895, ndër pesë çmimet që duhet të jepen, përcaktoi një çmim për letërsinë, për personin që në fushën e letërsisë krijon “veprën më të mirë në një drejtim ideal”. Laureati (fituesi i çmimit) duhej të përcaktohej nga “Akademia e Stokholmit”, që më vonë sipas statutit të Fondacionit Nobel u saktësua se është Akademia Suedeze. Sipas këtij statuti, përkufizohet belles-lettres, “jo vetëm letërsia, por edhe shkrimet e tjera, që për nga cilësia e formës dhe stilit kanë vlerë letrare”. Po ashtu u zbut qëndrimi që çmimi tu jepej veprave të botuara “në vitin paraprak” duke u zgjeruar edhe në “veprat e vjetra”, nëse “rëndësia e tyre nuk ishte bërë e qartë deri në atë kohë ”. Kandidatët, sipas statutit, duhet të emërohen me shkrim nga ata që mund ta bëjnë këtë deri më 1 shkurt të çdo viti.

Akademia Sudeze ja kthen letrën kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i cili kishte kërkuar që t’i anulohet çmimi Nobel shkrimtarit Peter Handke. Pasi që ky shkrimtar ka përkrahur gjenocidin e fashistit Sllobodan Millosheviç. “Të zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të Çmimit Nobel, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës kërkon të anulohet ky vendim i Akademisë Suedeze, si akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”, kishte shkruar Kraja në letrën e tij dërguar akademisë suedeze më 10 tetor 2019. Kjo është letra e plotë të Akademisë Suedeze dërguar kreut të ASHAK-ut, Mehmet Krajës:

I nderuar Z. Kraja,

Ju faleminderit për shqetësimin tuaj të sinqertë. Komiteti i Nobel-it i ka vlerësuar qëllimet që qëndrojnë pas veprës letrare të zotëri Handke në mënyrë tjetër nga ju dhe Komiteti ka arritur në përfundimin se vendimi për dhënien e çmimit për të është në pajtim të plotë me qëllimin e shprehur në testamentin e Alfred Nobelit. Është e qartë se Handke kuptohet në mënyra të ndryshme. Çmimi Nobel ndahet për arritje. Kur një Handke shpërblehet me çmim, synimi është të vlerësohet vepra e tij e jashtëzakonshme letrare, e jo personi. Çmimi Nobel për fizikë ose kimi ndahet për zbulim, pavarësisht nga personi; çmimi në letërsi ndahet për zbulimin dhe zhvillimin e një mënyre të re të të shkruarit, pavarësisht nga personi. Vetëm vlerësimi estetik dhe asgjë tjetër përpos këtij vlerësimi është mesazhi që nënkupton ndarja e këtij çmimi.

Komiteti beson se në një shoqëri të hapur duhet të ketë vend për mendime të ndryshme për autorët dhe se duhet të ketë vend për interpretime të ndryshme dhe të arsyeshme të veprave të tyre letrare. Ne duhet të përpiqemi të respektojmë secilin, pavarësisht nga pikëpamjet e krejtësisht të ndryshme për çështje të rëndësishme. Në kuptim të kësaj që u tha gjithashtu besojmë se është e rëndësisë më të lartë në funksion të demokracisë dhe një dialogu të arsyeshëm që ne kemi vendosur të mbështetemi në gjetjet e ligjshme të gjykatave të tilla si Tribunal i Hagës. Gjetjet e Tribunalit për ne janë pjesë thelbësore e të kuptuarit të historisë tragjike të Evropës, nga e cila të gjithë shpresojmë se mund të mësojmë.

Ju sigurojmë për respektin dhe konsideratat tona më të larta.

Anders Olsson

Kryesues i Komitetit të Nobeli

Arsyet reale të kësaj letre:

Të vlersohet personi e jo vepra. Kjo është shumë e drejtë nga ana e Nobelit

Zbulimin dhe zhvillimin e një mënyre të re të të shkruarit, pavarësisht nga personi.

Vetëm vlerësimi estetik dhe asgjë tjetër përpos këtij vlerësimi është mesazhi që nënkupton ndarja e këtij çmimi.

E respektojnë secilin pavarësisht biografisë kriminale që ka autori