Daut Haradinaj: “Do dalësh faqebardhë Rexhë, pastër si lufta e UÇK-së”

Shpërndaje

Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi janë miq që nga koha e luftës. Por, kur Selimi kishte kritikuar Ramush Haradinajn që u mbrojt në heshtje kur gjatë verës udhëtoi në Hagë, nga ish- kryeministri i vendit kishin shpërthyer akuza. Në debat ishte përfshirë edhe Daut Haradinaj i cili sonte ka bërë një postim për Selimin duke i thënë se do të dalë faqebardhë.

“Do dalësh faqebardhë Rexhë, pastër si lufta e UÇK-së”, thotë Haradinaj duke pasur besim të plotë se Selimi nuk do të dënohet nga kjo gjykatë, dhe se lufta e UÇK’së ka qenë e pastër.