“Deklaratat e Lutfi Hazirit për postin e Kryeministrit përpjekje për të ngritur pazarin politik”

Shpërndaje

Njohësit e çështjeve politike në vend kanë komentuar deklaratat e nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri se Kryeministri i Ri i vendit kalon nga zyrat e LDK-së.Analisti politik Nexhmedin Spahiu në një prononcim për “Gazeta Blic” ka theksuar se deklarata të tilla vijnë nga Haziri si përpjekje e tij për të rritur pazarin politik. “Deklarata të tilla të zotit Haziri vijnë si përpjekje për një pazar më të mirë me Lëvizjen Vetëvendosje, gjë e cila mund të shihet edhe nga deklarata e Isa Mustafës. Dihet që postet ministrore do të ndahen përgjysmë dhe LDK i takon edhe posti Kryetari të Kuvendit por LDK kërkon që në këtë marrëveshje të përfshihet edhe posti i presidentit.

Ky post i duhet Isa Mustafës që të bëhet president dhe Lutfi Hazirit që ai të bëhet Kryetar partie. Këto fërkime kanë të bëjnë që të përfshihet ky post në marrëveshjen dypalëshe. Kujtojmë se zoti Albin Kurti ka deklaruar se do të merremi me formimin e qeverisë dhe postin e presidentit do ta shikojmë më vonë ka shqetësuar më së shumti Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin të cilët duan që kjo çështje të futet në marrëveshje sepse ju konvenon” tha Spahiu për Gazeta Blic.

Ndërsa njohësi i çështjeve politike Lutfi Haziri deklarata të tilla i sheh si formulë e zakonshme e një politikani me një karrierë të gjatë politike .“Nëse shikohet kronologjikisht diskursi i zotit Haziri mund të shihet se këto janë formula të zakonshme të një politikani i cili ka një horizont të caktuar politik. Në një deklaratë tillë nuk shoh diçka të keqe pasi është e vërtetë se kryeministri i ri i Kosovës do të duhet të kalojë nëpër zyrat e LDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes e jo dikun tjetër sepse këta janë partnerët e parashikuar të koalicionit. Ky është një qëndrim i i një politikani me përvojë pasi Kryeministri i ardhshëm i vendit do të duhet të kalojë nga zyrat e LDK-së e në këtë rast Albin Kurti do të duhet të miratohet edhe në zyrat e LDK-së pasi është partner i koalicionit”Një reagim i ashpër për këto deklarata ka ardhur nga anëtari i VV-së në Shqipëria Boiken Abazi.

Abazi ka theksuar se Lutfi Haziri nuk bën të mburret pasi LVV ka vendosur ta bashkëpunojë me LDK për të mirën e qytetarë që zgjodhën me 6 tetor Albin Kurtin Kryeministër të vendit.

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me Lëvizjen Vetëvendosje për të marrë një përgjigje rreth këtyre deklaratave por të njëjtit kanë thekuar se nuk duan t’i komentojnë fjalët e Lutfi Hazirit.Kujtojmë se disa ditë më parë edhe Kryetari i LDK-së Isa Mustafa theksoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje me LVV, ky subjekt politik kalon në opozitë duke e bërë edhe më të paqartë të ardhmen e këtij koalicioni.