Dëshmitari në rastin “Target-Fortesa”: Qasje deri te numrat e përgjuar patën Mijallkov, Grujevski dhe Nikoliq

Shpërndaje

Zvonko Kostovski asnjëherë nuk më jepte urdhëresë me shkrim apo gojarisht, të shënoj ndonjë numër. Nga Nadica Nikoliq merrja urdhër t’u ndaj riprodhuesve, cili prej tyre, cilin numër ta dëgjojë, theksoi dëshmitari Marjan Jankullovski, ish-i punësuar në DSK, në seancën e sotme për lëndën “Target-Fortesa” për ndjekjen ilegale të komunikimeve.

Në pyetjen e prokurorit Trajçe Pelivanov, Jankullovski tha se qasje drejt dosjeve ku ishin numrat e shënuar kishin Sasho Mijallkov, GOran Grujevski, Nadica Nikoliq… ata përmes atij privilegji kishin mundësi t’i shohin numrat, t’i përgjojnë bisedat dhe t’i lexojnë SMS porositë. Dëshmitari i ka “lexuar” CD-të me biseda të incizuara, të cilat, një pjesë ishin me urdhëresa gjyqësore, e disa të tjera jo. Pa urdhëresë gjyqësore ia ka dorëzuar disqet Nadica Nikoliqit. Vetëm njëherë ka pasur kërkesë nga Goran Grujevski t’i incizojë CD me biseda nga Zoran Zaev.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë joligjore ishin ndjekur 4.286 numra telefoni për të cilët fare nuk ishin dhënë urdhëresa gjyqësore.

Komunikimi ishte ndjekur para se të jepeshin dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së rëndësisë së urdhëresave gjyqësore për 1.541 numra apo gjithsej 5.827 numra telefoni. Të përgjuar kanë qenë mbi 20 mijë qytetarë. .