Erdogan: Jemi të vendosur për të hapur faqe të re në raportet me SHBA-në

Shpërndaje

Erdoğan: Prezantova dokumentin e CIA-s që tregon se Mazloum Kobani është terrorist. CIA ka dokumentuar se ai është terrorist.

Erdoğan: E kam pritur me pikëllim që presidenti i një shteti si SHBA i është adresuar terroristit të quajtur Ferhat Abdi Şahin.

Erdoğan: Terroristi nuk mund të ketë racë, komb, fe dhe atdhe. Ai është terrorist. Nëse nuk e luftoni, nesër do të paguani rëndë.

Erdoğan: Ashtu siç marrëdhëniet me kurdët në veri të Irakut janë mjaft të mira, po ashtu nuk kemi probleme me vëllezërit kurdë në veri të Sirisë.

Erdoğan: Aktualisht, në parlament, partia ime ka 50 deputetë kurdë. Ne nuk kemi problem me kurdët.

Erdoğan: Duhet të bëjmë dallimin. Turqia nuk ka asnjë problem me kurdët, por me organizatat terroriste.

Presidenti Erdoğan tha se gjatë “këtij udhëtimi” në SHBA, kanë dorëzuar shumë dokumente për ekstradimin e kreut të FETO-s.

Erdoğan: Ende i vlefshëm propozimi ynë për palën armene për formimin e një komisioni të përbashkët historik.

Erdoğan: Në takimet tona theksojmë edhe një herë kërkesën dhe pritjet tona për t’i dhënë fund pranisë së FETO-s në SHBA.

Erdoğan: Besojmë se çështjet politike dhe tregtare nuk duhet ngatërruar. Ministrat tanë po punojnë për synimin për tregti prej 100 miliardë dollarësh.

Erdoğan: Turqia është aleati i vetëm i NATO-s që ka luftuar ballë për ballë me DEASH-in dhe ka dhënë dëshmor për këtë qëllim.

Erdoğan: Me operacionin “Burimi i Paqes”, Turqia i dha goditje të rëndë agjendës separatiste të PKK/YPG-së në Siri.

Erdoğan: Turqia dhe SHBA mund të punojnë së bashku për t’i dhënë fund në tërësi DEASH-it dhe për të sjellë paqe dhe stabilitet në Siri.

Erdoğan: Së bashku me Trump konfirmuam vullnetin tonë reciprok për luftë kundër subjekteve terroriste që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare.

Erdoğan: Jemi të vendosur për të hapur faqe të re në raportet me SHBA-në, në përputhje me lidhjen e thellë si aleatë.

Erdoğan: Jemi të një mendimi për sa i përket avancimit të marrëdhënieve Turqi-SHBA mbi një bazament të fuqishëm dhe thellimit të bashkëpunimit.

Trump tha se Evropa nuk ka ofruar mjete të mjaftueshme financiare për refugjatët në Turqi dhe se Turqia ka dhënë ndihmën më të madhe.

Trump: Presidenti Erdoğan lufton terrorizmin njëlloj sikurse e luftojmë ne.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se kanë realizuar takime të mrekullueshme dhe frytdhënëse me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.