Falja e të dën.uarve, shfuqizimi i nenit 11-a

Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë kërkon “shpëtim” nga gjykatësit kushtetues në Parlament. Pas vendimit të Kushtetueses për të vlerësuar kushtetutshmërinë e nenit 11-a, të Ligjit për falje me të cilin Gjorge Ivanov e tërhoqi faljen e vitit 2016, është hapur një mundësi për shpëtim nga akuzat e PSP-së për tashmë të amnistuarit. Gjykata Kushtetuese me procedurën e nisur mund të marrë dy vendime- ta shfuqizojë nenin e ligjit dhe në të ardhmen presidenti i shtetit të mos mund të tërheq falje. Opsioni i dytë është ta abrogoj nenin, me çka në fuqi do ta kthente faljen e Gjorge Ivanovit prej para tre viteve. Kjo do të nënkuptonte liri absolute për të gjithë të akuzuarit dhe të gjykuarit në rastet e PSP-së. Deskoska për ta penguar, siç thotë, faljen joligjore, do të kërkoj që Kuvendi të interpretojë në mënyrë autentike nenin 11 nga Ligji për falje. Në këtë mënyrë, të vërtetohet që ky nen nuk ka ekzistuar kur Ivanov e ka dhënë faljen. Deskoska për këtë pret mbështetjen edhe të BDI-së, edhe pse Specialja hapi hetime edhe për Ali Ahmetin edhe për Bujar Osmanin.

Do të shihet në Kuvend kush për çfarë do të angazhohet. Mendoj që koalicioni nuk duhet të jetë mbi baza kriminale, kështu që, pres atë që e dëgjojmë verbalisht nga partnerët e koalicionit se janë për drejtësi dhe realizimin e të së drejtës, këtë ta shohim edhe në vepër dhe s’mund të supozoj që kjo mund të jetë bazë për prishjen e koalicionit”-tha Renata Deskoska, ministre e drejtësisë.

Grupi parlamentar i LSDM-së paraqiti menjëherë një kërkesë për interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për Falje.

U bëj thirrje të gjithë ligjvënësve të dalin në anën e drejtësisë dhe ta mbështesin kërkesën për interpretim autentik. Kjo është përgjegjësi e çdo deputeti të zgjedhur. Së bashku ta ndalojmë aktivizimin e faljeve të paligjshme të dhëna nga ish-Presidenti Gjorge Ivanov dhe të gjithë në vepër të tregojmë se jemi për drejtësi-pohoi Konstantin Kostadinov, deputet i LSDM-së..

Presidenti Stevo Pendarovski, në tentimin e Kushtetuese që përsëri t’i aktualizojë amnistitë e dhëna nga Ivanovi, sheh goditje ndaj shtetit juridik dhe demokracisë.

Unë do doja të apeloj që në këtë fazë tek ata pesë gjykatësit e Gjykatës kushtetuese që votuan për ngritjen e kësaj nisme, të zgjohen me kohë dhe të kuptojnë se në këtë vend nuk është më Nikolla Gruevski zotërues i jetëve tona”-theksoi Stevo Pendarovski, president i shtetit.

Opozita në nismën e Gjykatës kushtetuese sheh ndikim të kryeministrit Zaev i cili hap mundësi të amnistohet pas humbjes që do pësojë në zgjedhjet e pranverës së ardhshme. Për VMRO-DPMNE-në, indikator se Gjykata kushtetuese vepron sipas udhëzimeve të pushtetit është vendimi që në rend dite të gjendet nisma për falje, e jo nisma më të rëndësishme që janë të mbyllura nëpër sirtarë./ALSAT/