Florin Besimi në krye të BD.I-së në Tetovë (Video)

Shpërndaje

Në Kuvendin e sotëm zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve brendapartiake, u zgjodh edhe Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, z. Florin Besimi.

Kuvendarët e deleguar gjithashtu njëzëri zgjodhën edhe kryesinë e degës si dhe këshillin mbikqyrës të degës së Tetovës.

Punimet e Kuvendit Zgjedhor i ndoqi Kryetari i BDIsë z. Ali Ahmeti, bashkë me nënkryetarët Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Sadulla Duraku dhe Izet Mexhiti, Sekretari Organizativ, Artan Grubi si dhe ministra dhe deputetë të tjerë.