Hahn: Shpresoj se do të rishikohet vendimi për negociata me Shkupin dhe Tiranën

Shpërndaje

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han sot në mëngjes për herë të fundit pati fjalim para Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian në cilësi të kryerësit të funksionit të tanishëm, në debatin e fokusuar kryesisht në Ballkanin Perëndimor.

Eurokomisari edhe njëherë shprehu keqardhje që vendet anëtare të BE-së nuk arritën konsensus në tetor për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe sërish theksoi se me këtë i shkaktohet dëm i madh kredibilitetit të Bashkimit Evropian.

Ai konsideron se BE-ja nuk mund të lejojë të drejtën që të merret me reformën e brendshme dhe madje më pas t’i fillojë proceset në rajon, sepse ka rrezik shumë të madh në ndërkohë të ndodh ngecje reformuese në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kredibiliteti pësoi dëm të madh. BE-ja në botë flet për sukseset e multilateralizmit dhe ne jemi fuqi udhëheqëse në këtë, por këtu nuk arritëm të sjellim vendim. Kredibiliteti ynë është dëmtuar”, u tha Han eurodeputetëve.

Ai përkujtoi se kredibiliteti i BE-së është një prej përparësive të saja më të mëdha.

“Ne kemi dhënë garanci se kur do të realizohen kriteret do të fillojnë negociatat. Ne nuk i respektuam premtimet tona dhe shpresoj se vendimi do të revidohet. Shumica e madhe e vendeve me vite bëjnë shtyrje për hapjen e negociatave”, theksoi ai.

Han përkujtoi edhe se kushtet të cilat u janë parashtruar të vendeve në qershor të vitit 2018 ishin konsensus i vendeve anëtare të BE-së, e jo të Komisionit Evropian dhe se asgjë “me forcë nuk u është imponuar” shteteve anëtare.

“Nëse pa një verifikimi konfirmohet se kushtet janë plotësuar nga ana e vendeve, atëherë nuk guxon të ketë mëdyshje se duhet të jepet dritë e gjelbër për fillim të bisedimeve. Në të kundërt, mes dhënies së dritës së gjelbër dhe hapjes së kapitujve të parë do të kalojnë disa muaj”, deklaroi eurokomisari në largim.

“Drita e gjelbër”, theksoi han, është para se gjithash mirënjohje për gjithë punën që e kanë bërë dy vendet dhe paralajmëroi se BE-ja duhet të ketë kujdes në pasojat që mund t’i shkaktojë bllokada mbi vendet tjera në rajon, duke përkujtuar se nxitje më e madhe për Prishtinën dhe Beogradin që të arrijnë marrëveshje është pikërisht perspektiva e BE-së.

Eurodeputetët në shumicë të madhe i shprehën mirënjohje dhe mbështetje eurokomisarit Han. Eurodeputetja nga Letonia, nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (EPP), Sandra Kalniete tha se ndjen turp personal për shkak të vendimit të Samitit të tetorit të BE-së.

“Me vite të tëra i kam thënë ambasadorit të Maqedonisë së Veriut “zgjidhni vetëm çështjen e emrit dhe do të hyni”. Dëmi mbi kredibilitetin tonë është i madh. Tani është më me rëndësi të shohim çka mund të bëjmë që ta shtyjmë procesin përpara. Nëse kemi edhe një Samit , në të cilin do të zhgënjehen shpresat e vendeve, kjo do të jetë katastrofike. Duhet të jemi të gatshëm për vendim kur do të mbahet Samiti me Ballkanin Veriperëndimor”, deklaroi Kalniete.

Vetëm eurodeputetët francezë nga partia e Emanuel Makron dhe një deputete belge nga grupi i socialistëve dhe demokratëve, vlerësuan se fillimisht duhet të reformohet BE-ja nga brenda, e pastaj të zgjerohet./MIA