Halil Kastrati jep një lajm të madh: “Me 28 nentor po gëzohen 128 familje” (Foto)

Shpërndaje

Humanisti i madh shqiptar, udhëheqësi i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratit jep një lajm të madh për nevojtarët, ku nëpërmjet rrjetit të tij social në facebook njofton se me datë 28 nëntor do të gëzohen 128 familje me shtëpi të reja, përcjell ALBAZONE MEDIA GROUP.

Postimi i plotë i Halil Kastratit:

Me 28 nentor po gezohen 128 familje 😊

Shqiptaret ngado qe jane kete nentor po e bejne te veçante duke i bere me shtepi te reja 128 familje

10 vjetori i shoqates Jetimat e Ballkanit = 100 shtepi

Per ndere te 28 nentorit = 28 shtepi

Gjithesej 128 shtepi te reja

Me date 28 nentor ju mire presim ne qendren sportive Sezai Surroi ne Prizren nga ora 13:00 te gezohemi te gjithe se bashku

O Zot shperblej bamiresit