Hetim 6 mujor! Polica jep njoftimin zyrtar për arrestimin e “Zogut të Tiranës”

Shpërndaje

Pas hetimeve gjashtë mujore nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës përmes përgjimeve telefonike, mesazheve dhe vëzhgimet në terren, janë vënë në pranga Hermes Nikaj, njohur si “Zogu i Tiranës”, së bashku me dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet. Ata janë vënë në pranga mbërmjen e së shtunës, ndërsa prokuroria i akuzon për shfrytëzimin e vajzave për prostitucion kundrejt vlerave 100-500 euro.

Hermes Nikaj, i cili dyshohet të ketë pasur rolin e menaxherit, përdorte qendrat estetike, ku veç shërbimeve të qendrës, klientëve u ofroheshin edhe shërbime nga vajzat e shfrytëzuara për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Po ashtu, mësohet se ky grup shfrytëzonte vajzat edhe në clube të ndryshme të Tiranës, por edhe si eskorte, vajza që shoqërojnë personazhet VIP jo vetëm për marrëdhënie seksuale me lekë, por i shoqërojnë edhe në udhëtime, hotele, me vlera më larta financiare.

Policia njoftim zyrtar për arrestimin e ‘Zogut të Tiranës’

Hermes Nikaj mësohet të jetë mbajtur në vëzhgim nga efektivët e policisë ku janë përdorur edhe përgjime, ndërsa ndalimi i tij është bërë me urdhër arresti nga prokuroria e Tiranës, me firmë të prokurores Anila Galanxha. Në disa prej vëzhgimeve të bëra në terren sipas prokurorisë rezulton se Nikaj përfshihej edhe vetë në marrëdhënie seksuale në grup.

Policia ka kryer dhe një sërë kontrollesh në qendra estetitke, masazhesh si dhe klube nate ku ka shoqëruar për dëshmi dhe disa nga vajzat e shfrytëzuara.

Hermes Nikaj ka edhe një qendër të vetën estetike të ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, “Te Zogu”, por ende nuk dihet nga hetimet nëse edhe në qendrën e tij estetike shfrytëzonte vajza për prostitucion

Hermes Nikaj është një personazh mjaft i njohur i ekranit dhe modelingut ndërsa ka punuar si gazetarë në disa emisione mëngjesi.

Në momentin e arrestimit, “Zogu i Tiranës” i ka mohuar akuzat. Policia e Tiranës pritet të zbardhë operacionin që çoi në arrestimin e tre personave mes tyre edhe Zogut, ndërsa materialet do t’i përcillen gjykatës për vlerësim.

Finalizohet operacioni “YOUR TURN”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit për prostitucion.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 4 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy shtetase.

Sekuestrohen shuma parash, automjete dhe aparate celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi gati 1-vjeçar me metoda proaktive ka finalizuar me sukses operacionin “YOUR TURN”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Your Turn”, shtetasit:

H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.
A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.
Në kuadër të këtij operacioni më datë 09.11.2019, janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:

A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.
Në kuadër të këtij operacioni ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy shtetase, 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi H. N., siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmendur kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 fuoristrada të markës BMW, 10 aparate celular të markës I-Phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë.

Materialet e para procedurale ju përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prostitucion’’ dhe ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’.