Izraeli arr.eston ministrin palestinez për çështjet e Kudsit

Shpërndaje

Forcat izraelite gjatë një bastisjeje arr*estuan në shtëpinë e tij ministrin e Çështjeve të Kudsit të Qeverisë së Palestinës, Fadi al-Hadami, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale thanë se forca të shumta të sigurisë, përfshirë pjesëtarë të policisë dhe shërbimeve inteligjente izraelite arr*estuan Hadami-n gjatë një bastijeje të kryer në orët e mëngjesit në shtëpinë e tij në Kudsin Lindor.

Nuk dihen arsyet për arr*estimin e Hadami-t ndërsa lidhur me rastin autoritetet izraelite ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë.

Ministri Hadami arr*estohet për herë të tretë në 5 muajt e fundit me bastisjet e organizuara në shtëpinë e tij nga policia izraelite.