Kasami: Çdo ditë BESËS po i bashkangjiten figura intelektuale dhe të rinjë (Video)

Shpërndaje

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sonte ka qenë i ftuar në emisionin ‘Argument’ në TVM 2, ku ka folur rreth aktualitetit politik në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill të vitit 2020.

Mes tjerash, Kasami ka folur edhe për aderimet e reja që po bëhen në Lëvizjen BESA.

“Çdo ditë në Lëvizjen BESA ka aderime të reja, Besës po i bashkangjiten figura intelektuale dhe të rinjë” – tha Kasami.