Kasami në ‘Pressing’: Lëvizja BESA po pregaditet fuqishëm për zgjedhjet e 12 prillit

Shpërndaje

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sonte ka qenë i ftuar në emisionin Pressing në T7, përballë gazetarit dhe analistit Berat Buzhala.

Kasami foli për bashkëpunimet e partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill, ku tha se ne jemi të hapur për bashkëpunim opozitar, që do t’a rrëzonte një herë e përgjithmonë BDI-në. Por, megjithatë, Kasami theksoi se janë të gatshëm të garojnë në zgjedhje edhe si të vetme, ku sipas tij, Lëvizja BESA është duke punuar intensivisht për të dalur fituese në zgjedhjet e prillit.