Kida vazhdon të sjell imazhe atraktive nga xhirimet e klipit të ri “Malli”

Shpërndaje

Këngëtarja e njohur Kida, ka disa ditë që ka paralajmëruar se është duke realizuar një projekt të ri muzikor.

Kënga e saj e re do të titullohet “Malli”, dhe këto ditë ajo ka përfunduar xhirimet e klipit.

Këngëtarja nuk ka hezituar që të ndajë me fansat disa fotografi nga xhirimet, ku ndër të tjerash në një prej skenave shihet mjaft provokuese në shtrat, teksa mbulohet me para.

Ndërkohë, të premten ajo publikoi për fansat edhe disa fotografi tjera nga xhirimet, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një kostum me dizajn katrorësh bardhë e zi.

Ajo duket ta ketë xhiruar këtë pjesë të klipit në një ambient shumë interesant me pasqyra, që do ta bëjnë videon e re muzikore edhe më tërheqëse.

“E shtrirë poshtë deri sa “Malli” të vijë”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e fotografive, ndërsa shfaqet e shtrirë gjatë xhirimeve.

Kënga “Malli” përndryshe pritet të publikohet këtë javë. /Telegrafi/

FOTO