Kjo është nusja maqedonase e Mukit (Foto)

Shpërndaje

Në një ceremoni martesore mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë për herë të dytë nënkryetari i LSDM-së dhe deputeti Muhamed Zekiri.

Muki është martuar me Bisera Jordanovën e cila është e angazhuar për momentin në Agjencionin për inovacion e me të cilën është në lidhje dashurie tash e shumë vite.

Që të dy kanë kultivuar këtë lidhje dashurie edhe nga koha kur kanë punuar në televizionin Alsat derisa Jordanova ka qenë në pozitën e drejtoreshës gjenerale kurse Muki si drejtor i informacionit.

Ndryshe, Zhurnal.mk mëson se Bisera e përzgjedhura e Mukit është shtatzënë dhe të dy presin tashmë një fëmijë, gjë që ka bashkuar qiftin e ri. Nërkohë që Muki ka qenë i martuar dhe nga martesa e parë ka dy vajza kurse Bisera nga martesa e parë ka një djal.