Komuna e Tetovës nis 24 ton ndihma për në Durrës (Foto)

Shpërndaje

Komuna e Tetovës në krye me Teuta Arifin, sot kanë nisur 24 tonë ndihma për zonat e goditura nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.

“U nis dërgesa e parë 24 tonëshe me ndihma për zonat e goditura nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.
Dua të theksoj se qytetarët e tetovës dhe bizneset vendore dëshmuan solidaritet dhe humanitet të lartë, dhe falë interesimit të madh për të kontribuar në këtë aksion humanitar informokmë se Komuna e Tetovë do të vazhdojë me grumbullimin e ndihmave edhe nesër 28.11.2019 (e enjte) deri ora 18;00 tek pika grumbulluese në stacionin e zjarrfikësve të Tetovës.” ka shkruar Teuta Arifi.