Konferenca e FRASH / Garës i bashkohet edhe një tjetër kandidat

Shpërndaje

Garë e fortë për të Kryetarin e Forumit Rinor të Aleancës / Garës i bashkohet edhe një tjetër kandidat, 3 janë gjithsej.

Në Konferencën e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët që po zhvillohet në këto momente në Pallatin e Kulturës në Tetovë, jane shpallur gjithse 3 kandidatura për kryetar të FRASH.

Omer Ajdini nga Kumanova, Dardan Hyseni nga Shkupi dhe Abdulla Osmani nga Tetova.

Momentalisht, kandidatët janë duke prezentuar programinne tyre para delegatëve dhe më tej nëpërmjet votimit te fshehtë, delegatët do të zgjedhin se kush do te jetë Kryetar i FRASH-it.