Konjufca: Më parë shkojmë në zgjedhje, nuk pranojmë kushtet e Listës Serbe

Shpërndaje

Sipas Konjufcës, nuk ka mënyrë të qeverisjes të ardhshme me listen serbe Në emisonin e përjavshëm “Argument Plus” i ftuar ishte Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetvendosje. Në mesin e shumë gjërave të diskutuara, Konjufca përmendi faktin se nuk ka mënyrë të qeverisjes së re listen serbe. “Ne jemi të bindur se nuk ka mënyrë të qeverisjes të ardhshme me listen serbe përpos pa bërë kompromis me kërkesat e Beogradit. Pse se ata vijnë kushtëzime, vendet i kanë të garantuara me Kushtetuët, por në Kushteutë nuk shkruan askund që ata kanë kushte politike e këto kushte duhet t’ia vendosin Qeverisë së Kosovës. Në Kushtetuë shkruan vetëm një gjë duhet të jetë një ministër nga komuinitete serb nuk thotë nga lista serbe Por, ky ministër duhet ta ketë miratimin e këtyre që zgjedhen në këtë rast e kemi lsiten Serbe nuk e ka lon kerkon tjetër””, tha Konjufca. Tutje ai tha , se deputet e zgjedhur prej serbve të Kosovës nëse pranojnë shtetin e Kosovës si shtet të tyre atëher VV-ja do jetë e hapur për bashkëpunim. ”Nëse deputet e zgjedhur prej serbëve të Kosovës e pranojnë shtetin e Kosovës si shtet të tyre, e pranojnë Republikën e Kosovës, veprojnë në kuadër të institucioneve të Kosovës, bahskohen me neve për me qu Kosovën përpara, bashkohen me neve për me i avancu të drejtat dhe intersat e komuniteteve të tyre ne jemi plotësisht të hapur dhe do ja zgjasim dorën për bahskëpunim. Nese vijnë kushtëzime, vijnë me Aleksandër Vuçiqin, nese vijnë me marrëveshje të cilat duhet të pranojë Qeveria Kurti konsesione kjo nuk do të ndodhë kurrë më përpara do shkojmë edhe një herë në zgjedhje”, tha Konjufca në ”Argument Plus”. /21Media