Kosovari e humb drejtimin në autostradën e Zvicrës (Foto)

Shpërndaje

Një kosovar ka mundur të shkaktojë vik*tima në një aksident në Zvicër. Në autostradën A1 të Cyrihut, kosovari e ka humbur drejtimin me veturën BMW X5, duke u përplasur me anësoret e rrugës, shkruan Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur dje paradite, ndërsa pasagjer me kosovarin ishte edhe një shtetas nga Maqedonia. Policia nuk ka bërë të ditur emrat e personave, por njofton se shoferi është një kosovar 37 vjeç.