LAJMI I DITËS/ Zv.kryeministri Bujar Osmani ka nënshkruar licencë për bastoret e Mijallkovit! (Foto)

Shpërndaje

Arritjeve që mbajnë vulën e BDI-së, si duket i është shtuar edhe një document. Familja e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, është futur edhe në biznesin e kumarit, kurse licencën për hapjen e bastoreve ia ka nënshkruar zëvendës kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, Shkruan Fokus. Deri sa proceset eurointegruese po çalojnë dhe kanë ngecur, Osmani si duket po jep kontributin e tij maksimal për lulzëim të kumarit në Maqedoni.

“Shoqata për lojëra fati Maks Bet, në strukturën pronësore të së cilës gjendet kompani në pronësi të familjes s ëish shefit të policisë sekrete maqedonase, Sasho Mijallkov, fillon të formojë rrjet të bastoreve në Shkup dhe qytete tjera në Maqedoni, pasi para gjysëm viti ka fituar licencë nga qeveria për bastoren e parë.

Sipas të dhënave të Regjistrit Qëndror, kompania për kumar dhe baste momentalisht ka regjistruar 25 filiale për organizim të lojërave të fatit, të cilat në pjeën më të madhe gjenden në Shkup (Qendër, Aerodrom, Karposh, Kisella Vodë, Gazi Babë, Gjorçe Petrov), por edhe në qytete tjera, sin ë Kumanovë, Tetovë, Prilep, Manastir e Kërçovë”, theksohet në tekstin e botuar në Fokus.

Dokumentin e plotë e keni në këtë Link: DOKUMENT