Largohen Fetai dhe Bubevski, kundër Mijallkovit një prokurorë i lartë publikë

Shpërndaje

Prokurorja e Lartë e Shkupit, Sonja Simovska do të përfaqësojë rastin “Titanik 2” nesër në Gjykatën e Apelit kundër ish-drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov dhe të tjerëve të dënuar në këtë rast. Simovska vjen në vend të ish-prokurorëve të PSP-së, Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Simovska do të jetë në rolin e prokurores së shkallës së dytë para një gjykate të shkallës së dytë, ndërsa kjo do të jetë rasti i parë para Apelit në të cilin në të cilën në vend të prokurorëve të PSP-së, do të procedojë një prokuror nga Prokuroria e Lartë Publike.

Ky “precedent” do të thotë që në praktikën gjyqësore të gjitha rastet që do të ankohen të akuzuarit ose Prokurori, nuk do të procedohen nga ish-prokurorët e PSP-së, por do të procedohen nga prokurorët e lartë publikë, informon “A1on”.

Gjyqtari njoftoi se në seancën publike “Titanik 2”, siç shkruan në faqen e internetit të gjykatës, është Tnja Mileva.

Në këtë rast dënim të shkallës së parë kanë Mijallkov, Menduh Thaçi, Bedredin Ibrahimi, Vllatko Sajovski, Sasho Srcev dhe Elizabeta Stefanova të dënuar me nga tre vjet burg./Telegrafi/