Mehmedi: ASH e vendosur për zgjedhjet më 12 Prill, Nevzat Bejta shfaq shenja frike, për datën e zgjedhjes!

Shpërndaje

Në “Rruga Drejt” me Arta Tahirin në panel me Remzi Mehmedin nga ASH-ja, Zejd Rexhepi nga Alternativa dhe Nevzat Bejta nga BDI-ja po diskutohet për zhvillimet politike në vend, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të mbahen zgjedhjet më 12 prill ose jo, nënkryetari i Aleancës Remzi Mehmedi ka thënë se qëndrimi jonë është i betonuar dhe 12 prilli mbetet i pa ndryshuar, zërat që dalin nga Qeveria se mundë të shtyhen zgjedhjet janë shenja të frikës nga zgjedhjet që ka BDI-ja dhe partnerët e sajë.

Nuk ka asnjë arsye që të shtyhen zgjedhjet, arsyetimet e llojit se rrezikohet anëtarësimi në NATO janë vetëm trillime të partive në pushtet por realisht arsyeja është se 12 prilli është festë në vendet e Evropës dhe gjasat janë shumë të mëdha që mërgata të vijë dhe të votojë, këtu është burimi i frikës së BDI nga data e 12 prillit.

Nënkryetari i BDI Nevzat Bejta, shfaqi shenja pesimizmi për datën e zgjedhjeve me 12 Prill me arsyetimin se kjo do të varet me ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO. Megjithatë për datën e zgjedhjeve është vendosur ne një konsensus të gjerë politik mes forcave të mëdha politike ne vend, dhe çdo tendencë për mos ta respektuar këtë vendim, paraqet frikë për ti humbur zgjedhjet.

Përndryshe data 12 Prill, për diasporën shqiptare është vlerësuar si një datë e përshtatshme për shkak festave me ç ‘rast pritet një fluks i madh i diasporës shqiptare të marrin pjesë në votime dhe të bëhen pjesë e rëndësishme e procesit zgjedhor.

Debati i plotë VIDEO