Mes duartrokitjesh, nxirret gjallë nga gërmadhat 30-vjeçarja, fatkeqësisht vajza i vdiq (LIVE)

Shpërndaje

Edhe një jetë e shpëtuar. Mes duartrokitjesh nga rrënojat e pallatit 6 katësh në klagjen 18 të Durrësit është nxjerrë e gjallë një 30 vjeçare,

“Pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë më parë, Renea nxori edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”, njofton policia.