Mickoski: Me rëndësi janë datat e dakorduara

Shpërndaje

Për VMRO-DPMNE-në dhe Koalicionin me rëndësi janë datat e dakordësuara, 3 janari, formimi i Qeverisë teknike dhe 12 prilli 2020 – zgjedhjet e parakohshme, ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në Kumanovë duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse fuqishëm mbeten në qëndrimin se zgjedhjet patjetër të jenë në këtë datë. Mickoski ka thënë se të mbisundojë mençuria dhe të mos delegjitimohet ajo që është dakorduar në takimin e liderëve te presidenti i shtetit.

“Edhe atje është biseduar për mundësitë që sot janë dilemë dhe të cilat reflektohen nga ana e LSDM-së. Mendoj se shqetësimi më shumë bazohet në humbjen katastrofale në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe nëse vazhdon shumica parlamentare kështu të sillet jo vetëm që e rrezikojnë demokracinë, jo vetëm që ndikojnë në procesin zgjedhor, por edhe tërësisht e delegjitimojnë takimin e fundit të liderëve tek presidenti Stevo Pendarovski dhe në këtë mënyrë krijojnë mosbesim mes qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë Mickoski në Kumanovë pas fjalimit në kuadër të karvanit “Bisedë për rindërtim të Maqedonisë”.

Lidhur me atë nëse ka plan B për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO për Maqedoninë e Veriut nga Spanja, Mickoski ka thënë se edhe për atë është biseduar në takimin e liderëve.

Më 12 prill 2020, siç tha Mickoski do të ketë përgjegjësi edhe para ligjeve, por edhe para qytetarëve. Mickoski ka thënë se qytetarët nuk do të harrojnë se çka ka ndodhur këto tre vite.