Mori vëmendje me dukjen e fundit, mësohet çmimi i fustanit të Nora Istrefit

Shpërndaje

Nora Istrefi është njëra nga artistet më të pëlqyera në estradën shqiptare, e cila shquhet posaqërisht për fizikun e saj atraktiv.

Këngëtarja dje mahniti të gjithë, kur në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, publikoi dy fotografi tërheqëse në një fustan të shkurtër të zi.

Ky postim i saj mori më shumë se 40 mijë pëlqime dhe komente nga më të ndryshmet, duke u komplimentuar në vazhdimësi për këtë pamje.

Ndërkohë, sot është zbuluar edhe çmimi i fustanit, sipas faqes “What They Wearin”, i cili kushton hiç më pak se 170 euro.

Ky fustan i veçantë është i punuar nga House of FCB – kompani e veshjeve në Londër.

Nora po ashtu kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të komentuar në shtypin rozë, për shkak të ndarjes nga partneri i saj, Robert Berisha, me të cilin ndan edhe një vajzë të vogël të quajtur, Renee.

Nga ana tjetër, ajo është duke punuar në prurje të reja muzikore dhe në ditët në vijim pritet të vijë me befasi për fansat e saj.