‘Mos e lejoni, do t’i bini pishman’ – dikur e kundërshtonte fuqishëm, tani Rexhep Selimi përballet me Specialen

Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, është ftuar nga Gjykata Speciale nën cilësinë e të dyshuarit, shkruan Gazeta Insajderi.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes rrjetit social, Facebook.

Rexhep Selimi ishte më i zëshmi në Kuvendin e Kosovës sa i përket kundërshtimit të kësaj Gjykate.

Ai mbahet mend për zërin e lartë dhe bërtitën në kuvend duke e kundërshtuar atë.

“Kjo është kundër Pavarësisë së Kosovës. Mos e lejoni sepse edhe ju do t’i bini pishman dikur, nuk duhet të shkohet prapa tradhëtisë”, kishte deklaruar ai atë kohë.

Selimi ka potencuar se intervistimi i tij do të zhvillohet gjatë javës së ardhme në Zyren e Prokurorit të Specializuar në Holandë.

Momenti kur Rexhep Selimi thoshte: “Mos e lejoni, do t’i bini pishman”