Muhamed Zekiri dhe Blerim Bexheti përplasen ashpër në emision (Video)

Shpërndaje

Gjatë emisioni Click Plus në TV21, nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka akuzuar ashpër Blerim Bexhetin, ish ministër i Drejtësisë nga radhët e BDI-së, se gjatë qeverisjes me VMRO-DPMNE-në, bashkë me ish shefin e policisë sekrete (DSK) Sasho Mijallkov, kanë kurdisur zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve.

Por pas këtyre akuzave përmes telefonit në emision është kyçur kreu i Sarajit Blerim Bexheti të cilin e ka quajtur demagog që manipulon opinionin.