Muki ia ‘ftoh’ Ademit: Mos u lavdëro, se pa pëlqimin e Zaevit nuk merren vendime të tilla!

Shpërndaje

Shkruan: Muhamet Zekiri

Eshte arritur marreveshje historike mes Ministeise se Arsimit dhe Sindikates se Arsimit!
Arsimtaret do kene rritje plotesuese te rrogave per 10% nga janari i vitit 2020.
Kjo nenkupton rritje te pergjitheshshme te rrogave per te punesuatit ne arsim prej 20%.
Me rendesi per femijete tane eshte qe te kujdesen arsimtar te motivuar. Ne kujdesemi per Ju!

P.S Habitem me ministrat e BDI-se te cilet lavdrohen sikur kjo te jete e arritur e tyre. Harrojne se pa pelqimin dhe vendimin e kryeministrit nuk mund te meren vendime per percaktimet kyçe qe jane pjese e programit qeveritar!
Dua vetem ti perkujtoj se ne kohen kur qeverisnin me VMRO DPMNE-ne edhe pse drejtonin ministrin e arsimit nuk ishin te zot te ndryshojne emra te tre shkollave.

Ndryshe sot Ministria e Arsimit dhe SASHK-ut kanë arritur marrëveshje për rritje të pagave prej 10% duke filluar nga 1 janari i vitit 2020.

Ministri i arsimit, Arbër Ademi tha se kjo është rritje historike, dhe me këtë vendim do te kthehet dinjiteti i mësimdhënësve, ndërsa theksoi se në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me SASHK-un për të zgjidhur të gjitha çështjet tjera që kanë të bëjnë me fushën e arsimit.

Ndërsa kreu i SASHK-ut, Jakim Nedellkov tha se kërkesa e tyre për rritje të rrogave prej në janar është plotësuar.

“Këtë që e njoftojmë sot është një paralajmërim i mirë se po hapim kapituj të ri të cilat duhet të shqyrtohen në të ardhmen. Pra për 10 % do të rriten pagat nga 1 janari i vitit 2020. Mirëpo, këtë rritje nuk duhet ta marrim si euforike por duhet të vazhdojmë të punojmë për të mirën e arsimit”, theksoi Nedellkov.