MURI I BERLINIT. Dalin pamjet e rralla të tunelit ku arratiseshin gjermanët (Foto)

Shpërndaje

Tuneli nën murin e Berlinit, i cili shërbente për t’u arr*atisur në pjesën perëndimore të Gjermanisë ka hapur për herë të parë dyert për qytetarët dhe turistë të shumtë që duan ta shohin se si duket.

Dyert e tunelit nën rrugën Bernauer i hapi kryetari i Berlinit, Mihael Miller, në kohën kur po shënohet 30-vjetori i rënies së murit të Berlinit.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kishin gërmuar dhe hapur tunelin prej 100 metrave në vitin 1970, nëntë vite pasi pjesa lindore e Gjermanisë mbylli kufijtë e saj.

Tunelin nisën ta hapin një grup njerëzisht që kishin ikur në pjesën perëndimore të Berlinit. Mirëpo, disa ditë para se të përfundonte hapja e tij, zyrtarët e Gjermanisë lindore e zbuluan dhe shkatërruan pjesërisht.