Nevzat Bejta në mungesë të argumenteve kërcënon Nënkryetarin e Aleancës Remzi Mehmedi

Shpërndaje

Në emisionin debativ “Rruga Drejt” në Alsat-M me Arta Tahirin është zhvilluar debat mjaft i ashpër, janë përplasur Nënkryetari i Aleancës Remzi Mehmedi dhe Nënkryetari i BDI Nevzat Bejta, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Mehmedi dukshëm e ka nervozuar Bejtën duke numëruar me argumente të shumta dështimet e BDI në qeverisjen e sajë dy dekadash.

Pretekst për ashpërsimin e debatit ka qenë fjalori dhe akuzat për keqqeverisjen që Mehmedi i ka drejtuar Bejtës.

Në mungesë të përgjigjes me argumente Bejta dukshëm i nervozuar i është drejtuar Mehmedit me fjalët “ke kujdes çka flet” kjo nga opinioni është kuptuar si kër*cënim nga ana e Bejtës, por për fat të mirë kjo ka ndodhur në fund të emisionit dhe ka mbaruar debati.

Mungesa e argumenteve dhe frika nga zgjedhjet që po afrohen si duket kanë bërë që Bejta për një moment të humbë kontrollin duke kër*cënuar Nënkryetarin e Aleancës Remzi Mehmedi i cili gjatë tërë kohës ka qenë i qetë por i ashpër me gjuhën e argumenteve.

Debati i plotë VIDEO