Nis marshi për Astrit Deharin me moton ‘Një popull për drejtësi’ (LIVE/VIDEO)

Shpërndaje

Ka filluar marshi për Astrit Deharin në sheshin ‘Skenderbeu’ me moton ‘Një popull për drejtësi’.Sot bëhen tri vite kur Dehari vd*iq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta deri më sot.Familjarë, miq e qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Prishtinë për t’u bërë pjesë e këtij marshi.

Të pranishëm në këtë marsh janë edhe figura të shumta politike nga Kosova dhe vendet e rajonit.Publikimi i gjetjeve të raportit të ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Qendra Universitare Romande për Mjekësi Ligjore në Lozanë (CURML) të Zvicrës i ka dhënë të drejtë kërkesës së familjes Dehari për hetim të ri për rrethanat dhe shkaqet e vd*ekjes së Astrit Deharit.